Kim Kardashian dhe Kanye West raportohet se po zgjerojnë familjen e tyre. Çifti është në pritje të fëmijës së katërt nëpërmjet një nëne zëvëndësuese.

Sipas mediave të huaja, foshnja që do vijë në jetë është djalë.

Kim dhe reperi përdorën të njëjtën nënë zëvëndësuese, që solli në jetë vajzën e tyre Çikago, e lindi 11 muaj më parë, më 15 janar.

Sipas US Weekly, çiftit të famshëm i kishte mbetur edhe një embrion i fekonduar. Djali u ngjiz në muajin maj të vitit të kaluar.

Kim dhe Kanye janë prindër edhe të dy fëmijëve të tjerë North, 5 vjeç and Saint, 3 vjeç, që lindën pa ndihmën e një nëne surrogate.

/Ora News.tv/