Kim Kardashian dëshiron të tërhiqet

Kim Kardashian dëshiron të tërhiqet

Kim Kardashian West dëshiron të tërhiqet nga televizioni pas 10 vitesh.

Ajo nuk dëshiron të jetë më pjesë e shfaqjes së saj televizive. Ylli i televizioneve dhe mbretëresha e mediave sociale ka zbuluar planet e saj për të nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me një firmë ligjore në  San Francisko.

Kim po studion avokati dhe dëshiron të përqendrohet në reformën në burgje.

Duke folur në 'Keeping Up With The Kardashians', ajo tha: "Është çmenduri. Shpenzoj më shumë kohë duke u marrë me këtë se me çdo gjë tjetër."

Kim, e cila arriti të lironte nga burgu Alice Marie Johnson që ishte dënuar me burgim të përjetshëm duke i bërë një kërkesë presidentit Donald Trump, është frymëzuar nga mbrojtja që babai i saj i ndjerë Robert Kardashian i ofroi O.J. Simpson në vitin 1994.

"Unë mendoj se ai është shumë krenar për mua. Babai im gjithmonë në ka mësuar se puna e vështirë është me të vërtetë e rëndësishme ndaj në 10 vite kam menduar që Kim K të heqë dorë dhe të përqendrohem në avokati,"-tha ajo.

EMISIONET