Kikia debat me Bylykbashin e Vasilin: Këta që hynë, mos janë më të mirë se ata që hoqët?

Kikia debat me Bylykbashin e Vasilin: Këta që hynë, mos janë

Gazetari, Mentor Kikia, debatoi me ish-deputetët Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në studion e "360 Gradë" në RTV Ora lidhur me cilësinë e deputetëve të rinj në Kuvend.

Kikia tha se edhe ata deputetë që kanë ikur, një pjesë e tyre nuk ka pasur nivel më të lartë se këta.

Madje edhe ata që rezistuan dhe nuk dorëzuan mandatet.

Dhe këtu shembull pati deputeten Hajdari, ku Kikia tha se në fjalimin që i kishin shkruar nuk lexoi asnjë fjali saktë.

Mentor Kikia: Për tu gajasur dhe tallur me nivelin e deputetëve të rinj që po marrin mandatet. Duhet thënë se këta nuk është se kanë ndonjë ndryshim të madh nga pjesa dërmuese e parlamentit ekzistues  të përbërë nga PS-PD-LSI ku kishte tregtarë, tullaxhi, ndërtues, shitës, trafikantë, horra që kishin ardhur aty me vullnetin e plotë të kryetarëve të partive politike.Edhe këta që kanë ardhur aty pasojë e këtij sistemi, e kësaj mënyrë të drejtimit të partive politike nga kryetarë që përmes listave të mbyllura kanë preferuar, kanë pëlqyer për të kontrolluar partitë. Të mos qeshim sot me këta që janë.

Petrit Vasili: Edhe do të qeshim.

Mentor Kikia: Pse ata që hoqët mos i kishit më të mirë se këta?

Petrit Vasili: Shumë më të mirë ishin.

Mentor Kikia: Po nuk kanë qenë në gjendje të lexojnë një fjali.Asaj deputetes që dëgjuam qëparë i kishin shkruar një fjalim dhe nuk lexoi asnjë fjalë të saktë.

Petrit Vasili: Ajo deputete dihet shumë mirë (Rudina Hajdari), se nuk kam në mend të flas në emër të PD, është aty dhe e di tërë Shqipëria për një simbolikë të caktuar.

Oerd Bylykbashi: Ka lidhje me faktin se ata deputetë nuk përfaqësojnë gjë.

Mentor Kikia: Janë të listës.


EMISIONET