Kida ikën paqësisht nga On Records, ja kush do e zëvendësojë

Kida ikën paqësisht nga On Records, ja kush do e

Këngëtarja Kida ka disa muaj që është shkëputur nga kompania ku nisi karrierën “On Records”.

Menaxheri i saj, Met Elshani ka zbuluar të vërtetën e këtij largimi duke treguar se nuk ka patur asnjë pakënaqësi në pagesë pasi artistët paguhen më shumë se ai vetë. Me largimin e Kidës, i është hapur rruga artistëve të rinj që të bëhen pjesë e labelit. Meti theksoi se "On Records" promovon artista të rinj dhe i rrit profesionalisht derisa të jenë gati për të vijuar të pavarur.

“Ka qenë një bashkëpunim i gjatë. Nuk është se i kemi mbyllur të gjitha bashkëpunimet pasi Kida është artiste dhe në të ardhmen do punojë prap ndonjë projekt në kompaninë tonë. Kida qëndroi pothuajse 8 vite me On Records dhe kemi kaluar shumë mirë. Kemi patur një marrëveshje 10 vjecare, por në vitin 2010 kemi bërë një marrëveshje të re që njerëzit nuk e dinë.

Për këtë arsye ka ardhur dhe fundi i kontratës. Arsyeja përse Kida do të vazhdojë vetë ka qenë dhe biseda ime me të që i kemi bërë para disa viteve. Kur të vinte momenti që të vazhdonte vetë karrierën, ne do ishim mbështetje. Në momentin kur Kida ka menduar se mund të vazhdojë vetë, ne nuk kemi patur kundërshtime”, tha Meti në një intervistë për “SevenBizz”.

Projekti i fundit i këngëtares Kida në bashkëpunim me On Records është "Ka je".

EMISIONET