"Kështu nis: hiqen simbolet... pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë:Tokë e zanun! "

"Kështu nis: hiqen simbolet... pastaj ngulet tabela në hyrje

Partia Demokratike ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetesh, i cili parashikon shfuqizimin e datës 20 shkurt, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë data 26 shkurt 1951. 

Ish deputetja demokrate, Majlinda Bregun në një postim në facebook shkruan se nuk kemi të bëjmë veç me ndryshimin e një ligji të Sali Berishës me një ligj të Lulzim Bashës por "tallja me dekomunistizimin"

"Kështu nis: hiqen simbolet e Partisë në fushatë; vritet memoria historike e Partisë; shkatërrohet grupi parlamentar; flaket ideologjia; të braktisin shtresat mbështetëse dhe pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë: “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!” shkruan ajo.

Postimi i Majlinda Bregut

Partia Demokratike ka depozituar një projektligj të firmosur nga një grup deputetesh, i cili parashikon shfuqizimin e datës 20 shkurt, si dita e përkujtimit të viktimave dhe përkujtimit të komunizmit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo datë të jetë data 26 shkurt 1951. Si dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë

Si dita ku u ekzekutuan pa gjyq 22 intelektualë. Kjo ditë kujtohet ndryshe edhe si dita e bombës në oborrin e ambasadës sovjetike. 26 shkurti është një nga shumë data të dhimbshme të diktaturës së egër në Shqipëri. U ekzekutuan 5557 burra dhe 450 gra, 26 768 persona u burgosën, 998 vdiqën burgjeve, 308 persona u çmendën nga torturat, mbi 32000 u internuan dhe u dëbuan, 7002 persona vdiqën në kampet e punës dhe 11 656 persona u arrestuan. Nga këta persona 958 u vranë pa asnjë vendim gjykate.
Ajo që nuk bën sens nuk është siç po duan ta interpretojnë disa media, ndryshimi i një ligji të Sali Berishës me një ligj të Lulzim Bashës. Eshtë mundim i tepërt se këtu s’ka vend e nevojë për ndonjë krahasim.

Ajo që është e turpshme është tallja me dekomunistizimin.

1- Pse duhet shfuqizuar dita simbol e 20 shkurtit? Datat përkujtimore nuk shfuqizojnë njëra/tjetrën. 
2- Pse mos të shtohej në ligj edhe data 26 shkurt?
3- A është ky problemi më i madh që ka PD-ja sot?!
4- Pse Lulzim Basha nuk propozon një projektligj për të ndaluar depërtimin në institucionet e shtetit dhe për të nxjerrë jashtë sistemit të drejtësisë, bashkë me Vettingun, ata gjyqtarë dhe prokurorë që sot kanë depërtuar edhe në KLGJ e KLP, të cilët mbajnë vulën e dënimeve politike para rënies së komunizmit
5- Në shtator të 2017 Lulzim Basha mori përsipër hartimin e ligjit për ndalimin e përdorimit të simboleve të komunizmit dhe dënimin e atyre që i përdorin, sipas modelit Gjerman?
6. Pse nuk u mor vesh kurrë kush nga grupi antikomunist i Bashes, i dhuroi tre vota Gramoz Rucit që të zgjidhej kryetar Parlamenti?

Shpresoj shumë që dikush nga deputët firmëtarë të jetë ngatërruar pa dashje në vendosjen e firmës për këtë projektligj.

Por kjo nuk lehtëson aspak liderin demokrat, “intelektual”, “progresist” dhe “antikomunist”, Lulzim Basha!
Është akti i radhës të dashur miq. 
Kështu nis: hiqen simbolet e Partisë në fushatë;vritet memoria historike e Partisë; shkatërrohet grupi parlamentar; flaket ideologjia; të braktisin shtresat mbështetëse dhe pastaj ngulet tabela në hyrje të selisë së Partisë: “Tokë e zanun! Ndalohet kalimi!”

EMISIONET