Teatri dhe parku 'Rinia', PD-LSI bojkot këshillit bashkiak

Opozita në këshillin bashkiak bojkoti mbledhjen pasi shprehu kritika dhe dyshime se dy projekt-vendimet e bashkisë synojnë shembjen e Teatrit Kombëtar dhe betonizimin e parkut 'Rinia'. Pas largimit të tyre nga mbledhja, mazhoranca sqaroi se bëhet fjalë për administrimin e trojeve të bashkisë dhe jo për ndërtime apo shembje objektesh.

Opozita vendosi sërish marrëdhënie të kushtëzuar deri në bojkot në këshillin bashkiak. 

PD-LSI kundërshtuan dy projekt-vendime të bashkisë së Tiranës: 

-1.Kalimin e administrimit të Parkut "Rinia" nga ndërrmarrja nr 1 e bashkisë në Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit. 

-2. Pojektvendimin për zhvillimin e trojeve në pronësi të bashkisë së Tiranës, që rreth 1000 m katro janë pranë Teatrit Kombëtar.

Kreshnik Çollaku: Parkun "Rinia", të vetmen mushkëri me kioska dhe me beton dhe mbi të gjitha kryeni aktin e talibanizmit kulturor, shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin aty të kullave. Nuk do ti kaloni kurrë, nuk i keni votat dhe nuk keni për ti pasur votat

Aldrin Dalipi: Është mirë të votoni ndihmën ekonomike, rrini në sallë.

Kreshnik Çollaku: Ne vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar më këshillin bashkiak të Tiranës. Kjo marrëdhënie është e kushtëzuar për shkak të pranisë të 6 njerëzve me mandate të bëra nul nga gjykata e Tiranës. Prania e këtyre 6 individëve hedh në erë legjitimitetin e këtij këshilli bashkiak dhe cdo vendimi që aty merret. Pse u duhet prania e 6 njerëzve pra mandat që aktrojnë si këshilltarë, por nuk janë më këshilltarë? I duhen për të përgatitur akte si këto që janë sjellë sot për të marrë vendim. Janë disa akte difektoze, por dy janë akte kriminale që përgatiten kundër qytetit të Tiranës. E para është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re, mafia e naftës për të grabëlluar mushkërinë e vetme në Tiranë, "Parku Rinia" për ta betonizuar, kioskëzuar dhe për të bërë që çdo fëmijë të Tiranës të paguajë një taksë për të luajtur në atë park. Kjo votë në këtë këshill kërkon 3/5. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi, formalizimi i rrugës për shkatërrimin e TK dhe mbjelljes e kullave disa katëshe.

Kur opozita u shpreh se projektvendimi për trojet në Teatër kërkon 3 /5 e votimit, mazhoranca sqaroi se duhet votimi i thjeshtë pasi nuk po lidhen marrëveshje me privat, por bashkia po merr në administrim pronat e saj.

Salianji: Pronë shtetërore që ndodhet në territorin e bashkisë së Tiranës, që bashkia Tiranë do ti përdorë me qëllim infrastrukture, arsimimi dhe në fushën e zhvillimit ekonomik

Projekti për Teatrin Kombëtar vijon të jetë një diskutim i nxehtë mes qeverisë, ndërsa një pjesë e shoqatës së artistëve morën pjesë në mbledhje.

Duke i quajtur sajesë politike diskutimet në këshill, kryetari Aldrin Dalipi bëri këtë specifikim në projektvendim.

Aldrin Dalipi: Teatri nuk është pronë e bashkisë së Tiranës dhe nuk e administron bashkia. Së dyti, ky vendim nuk ka asnjë pasojë në lidhje me truallin e Teatrit Kombëtar të Tiranës. Më shumë se kaq nuk e di se çfarë mund të shkruhet që ju të jeni të sigurt.

Por artistët mbeten ende në dyshime.

Robert Budina: Një formulim që nuk ka lidhje fare me Teatrin dhe më duket spontane, fare e pa kuptueshme nga disa politikbërës që të bëjmë një protestë ne tani, fut një kllapë ai.

Ndërsa për parkun 'Rinia' garantuan se nuk u hapet rrugë objekteve apo shërbimeve në të sikundër u shpreh opozita.

Mazhoranca garanoi 32 kartona jeshil në këtë mbledhje, duke miratuar me votimin të thjeshtë të gjitha projektvendimet, një prej të cilave ishte miratimi i ndihmës ekonomike për 3500 qytetarë. 

 

 

 

EMISIONET