Këshilli Bashkiak i Durrësit shtyn afatet e pagesave për qiranë e banesave sociale për dy muaj

Këshilli Bashkiak i Durrësit shtyn afatet e pagesave për

Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar shtyrjen e afatit me dy muaj të pagesave të qirave për familjet që jetojnë në banesa sociale.

Detyrimi i prapambetur i këtyre dy muajve do të paguhet nga qiramarrësi, në mënyrë proporcionale për periudhën e mbetur të vitit 2020.

Në mbledhjen online, këshilli bashkiak miratoi edhe shtyrjen e afatit të pagesës së tarifave vendore nga data 20 Prill 2020,  për në datën 30 Qershor 2020 për të gjitha aktivitetet e mbyllura në zbatim të Urdhërit nr.193, datë 20.03.2020 të Ministrise së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për kufizimin apo mbylljen e lëvizjeve në Republikën e Shqipërisë”,  i ndryshuar.

EMISIONET