Këshilli Bashkiak e Sigal çojnë mamografinë në fshatrat e Shkodrës

Këshilli Bashkiak e Sigal çojnë mamografinë në

Gratë e vajzat e Shkodrës patën mundësi të bëjnë mamografi e konsulta me specialistë falas në kuadër të tetorit rozë.  Ishte një nismë e grave të këshillit bashkiak të Shkodrës që çoi mamografinë në zonat rurale.

Pas Rrethinave, Bërdica ishte ndalesa e mamografisë së lëvizshme në bashkinë e Shkodrës, ku gratë e vajzat e zonës patën mundësi të kryejnë kontrolle e konsultë falas.

Një organizim ky i grave të këshillit bashkiak Shkodër me operatorin e Shëndetit publik dhe që gjeti mbështetjen e kompanisë “Sigal”.

Janë 810 kontrolle të kryera në muajin kushtuar sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, nga të cilat 4 raste dyshohet se mund të jene pozitive.

Linda Haxhija: Si qark kemi 810 mamografi të bëra, ndërkohë që vetëm katër raste kanë dalë pozitive të cilat do ti referohen specialistëve për të vazhduar më tej kurimin e tyre. Shumë shpejt do të fillojmë fushatën e  ndërgjegjësimit për bërjen e vakzinës së gripit.

Kryetarja e këshillit bashkiak, Brisela Kadija, e quan këtë nismë të rëndësishme, ndërsa u bëri thirrje grave e vajzave të mos neglizhojnë kontrollet periodike

Brisela Kadija: Ndërgjegjësimin ta shtrijmë jo vetëm gjatë muajit tetor, por edhe gjatë muajve të tjerë të vitit dhe jo vetëm në këto dy njësi, por edhe në njësitë e tjera administrative më të largëta.

Nisma ishte në kuadër të tetorit si muaji i ndërgjegjësimit dhe sensibilizimit kundër kancerit të gjirit.

EMISIONET