Këshilla se si mund të ulni rrezikun për atak në zemër

Këshilla se si mund të ulni rrezikun për atak në zemër

Sëmundje kardiovaskulare (SKV) është një term i gjerë dhe përfshin një sërë sëmundjesh që ndikojnë në zemër dhe në enët e gjakut.

Kjo sëmundje prek enët e gjakut që ushqejnë zemrën të cilat quhen arterie koronare; enët e gjakut që ushqejnë trurin dhe enët e gjakut periferike që ndodhen kudo në trup. Një atak në zemër ose goditje në tru mund të jetë paralajmërimi i parë i një sëmundje kryesore.

Ndër simptomat kryesore të shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare është dhimbja e kraharorit. Kjo dhimbje mund të shfaqet kur ngjit një malore, shkallët apo kur ekspozohesh ndaj një klime të ftohtë. Dhimbja shfaqet në kraharor, në formë shtrënguese apo në krahun e majtë.

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktari kryesor i vdekjeve në mbarë botën.

Për të reduktuar rrezikun për atak në zemër dhe goditjen në tru, si dhe për të pasur një zemër të shëndetshme ndiqni këto këshilla:

Mos pini duhan

Konsumoni sa me pak kripë

Konsumoni më shumë fruta dhe zarzavate

Kryeni rregullisht aktivitet fizik

Kufizoni konsumin e alkoolit

Nëse keni tension të lartë të gjakut ose diabet, merrni rregullisht medikamentet e përshkruara nga mjeku./ATA/

EMISIONET