Raportuesi i Shqipërisë në PE, Knut Fleckenstein zhvilloi sot një takim me Presidentin Ilir Meta. 

Në një postim në fb pas takimit, presidenti Ilir Meta shkruan në fb: "Pata kënaqësinë të takohesha me eurodeputetin, Knut Fleckenstein. Vetëm reformat e vërteta në fushën e sundimit të ligjit do të çojnë drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian".

Takimi i eurodeputetit në Presidencë vjen pas deklaratës që bëri më herët, duke kërkuar zgjidhje të konfliktit mes Presidencës dhe Kryeministrisë lidhur me çështjen e Ministrit të Brendshëm.

"Nuk do guxoj të mbaj anën e askujt. Besoj në gjetjen e një zgjidhje sa më shpejt të jetë e mundur. Duhet një ministri i Brendshme funksionale. Informacioni që unë kam rreth zotit Lleshaj është pozitiv. Unë nuk di arsyet përse Meta nuk ka dekretuar", tha Fleckenstein.

"Informacionet që unë kam për zotin Lleshaj janë të gjitha pozitive por unë nuk e di nëse kam të gjitha informacionet. Presidenti mund të ketë ndonjë hetim më të thelluar që e kanë çuar drejt vendimit të ti,j por unë nuk jam njeriu që duhet të kritikojë Presidentin sepse unë nuk i di arsyet. Për zotin Lleshaj unë mund veçse të konfirmoj se komuniteti ndërkombëtar vlerëson punën dhe reputacionin e tij. Është një zyrtar i lartë i mirënjohur, i cili gjithashtu është trajnuar ndërkombëtarisht prandaj gëzon një reputacion shumë të mirë", u shpreh raportuesi për Shqipërinë.

/Ora News.tv/