Një person është arrestuar mëngjesin e sotëm pasi iu afrua parlamentit Britanik e duke kërcënuar se do të hidhte benzinë e do të vetëdigjej.

Reagimi i Scotland Yard ka qenë i menjhershëm të cilët përdorën fikëset e zjarrit për të ndaluar një incident të mundshëm.

Nga ajo që raportohet, ky person mbante një çakmak por nuk tentoi që t'i vinte flakën vetes.

Sipas policisë Britanike, ky akt përpara parlamentit nuk ka lidhje me protestat që zhvillohen për Brexit.

Menjëherë personi u shoqërua në qndrën spitalore më të afërt dhe po mbikqyret nga mjekët dhe policia.

Një incident i cili u parandalua pa problem në hyrje të parlamentit ku kujtojmë që 2 vite më parë ndodhi një sulm terrorist me pasojë një efektiv policie të vrarë.

Në 2017 një terrorist u fut brenda ambjenteve të parlamentit dhe qëlloi me thikë një prej oficerëve. Që nga ajo ngjarje qeveria britanike ka fortifikuar ndërtesën si dhe ka shtuar kontrollet rreth saj.

/Ora News.tv/