Zhvati 2 mln euro, kërkohen 15 vite burg për stomatologen Olesia Duka

Zhvati 2 mln euro, kërkohen 15 vite burg për stomatologen Olesia Duka

Prokuroria e Durrësit kërkon 15 vite burg për stomatologen Olesia Duka. 

Gjatë ditës së sotme u dha pretenca por stomatologen, e akuzohet për mashtrim me shuma të mëdha parash. 

Duke qenë se Duka ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i saj ulet automatikisht me një të tretën. 

Seanca e ardhshme, do të japë qëndrimin e saj pala mbrojtëse për të vijuar me vendimin përfundimtar nga gjykata.

Sipas të dhënave nga sektori i pastrimit të parave në drejtorinë e krimit ekonomik rezulton se 38 vjeçarja ka mashtruar disa persona në Tiranë, Durrës,  duke përfituar një vlerë jo më 900 mijë euro siç u deklarua një ditë më parë, por rreth 2 milionë euro. 

Këtë të martë është kryer edhe ekzekutimi i vendimit të Gjykatës të Shkallës së Parë, Durrës për vendosjen e sekuetros preventive të katër apartamenteve në Tiranë e Durrës, si dhe një klinikë dentare në Tiranë, në pronësi të Olesia Duka.

Sipas policisë procedimi penal proaktiv është ndjekur në harkun kohor të 2-3 muajve, duke zbardhur mekanizmin e mashtrimit dhe përpjekjet për t'i shpëtuar hetimit e fshehur pasuritë që dyshohet se janë vënë nga veprimtaria kriminale.


EMISIONET