Në 1 muaj aplikime, drejtoria e tatimeve ka regjistruar më shumë se 40 mijë biznese që kanë kërkuar të përfitojnë nga paketa e dytë financiare. Burime zyrtare bëjnë me dije se rreth 38 mijë janë miratuar, ndërsa pjesa tjetër mbetet ende në proces.

40 mijë biznese kanë aplikuar për të përfituar nga paketa e dytë financiare, bonusin prej 40 mijë lekësh. Drejtoria e tatimeve bën me dije se në 1 muaj, janë miratuar rreth 38 mijë kërkesa, ndërsa pjesa tjetër, mbetet në proces.

Numri i punonjësve që kanë marrë 40 mijë lek për 3 muajt e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, kap shifrën e 107 mijë personave.

Por ndryshe nga paketa e parë financiare ku punonjësit mund të aplikonin individualisht për pagë lufte, për paketën e dytë, të ngarkuar për aplikim ishin punëdhënësit.

Denoncimet e qytetarëve për mosaplikim nga ana e pronarëve, bënë që kryeministri Edi Rama të paralajmëronte masa administrative. E megjithatë, duket se paralajmërimi nuk është marrë seriozisht, pasi drejtoria e tatimeve thotë se gjatë kësaj periudhe nuk janë regjistruar aplikime të reja.

Me hyrjen në fuqi të masës administrative prej 50 mijë lekësh, që do të aplikohet për punëdhënësit që nuk aplikojnë për ndihmë për punëmarrësit, pritet të sjellin kërkesa të tjera, për të mundësuar përfitimin e të gjithë punonjësve.

Aplikimet për përfitimin e paketës së dytë financiare pritet të përfundojnë  në muajin maj, ndërsa përfituesit janë përllogaritur të jenë 176 punonjës, kryesisht të bizneseve të mesme dhe të mëdha.

/Ora News.tv/