Këngëtarja shqiptare i kthehet ndjekësve: O njerëz të mjerë

Para disa kohësh, Big Mama kreu një ndërhyrje kirurgjikale për të mirën e shëndetit të saj. Ajo hoqi 40 kilogramë me anë të zvogëlimit të stomakut, gjë që solli transformimin që i çuditi të gjithë.

Pesha e saj ndryshoi totalisht dhe ka disa kohë që flitet për linnjat e mira që ka arritur këngëtarja. Në një fotografi që ka hedhur së fundmi në Instagram, fansat kanë kapur një detaj në krahun e saj.

Këngëtares i janë krijuar disa rrudha në formë strijash, gjë që nuk i ka pëlqyer ndjekësve. Por Big Mama nuk ka hezituar që ti kundërvihet dhe ti thojë se krahu ka humbur plot 40 kg, duke shtuar se bën cfarë të dojë me jetën e saj.

“Nuk po mundem pa ju thënë o njerëz të mjerë se ai krah ka hequr 40 kile me operacione pa operacione, unë arrita pata zemër dhe e bëra”, shkruajti Bigi në një pjesë të tekstit.

EMISIONET