Këngëtari Shkëlzen Jetishi, i quajtur ndryshe Xeni disa ditë më parë ka marrë pjesë në një ditëlindje në Gjilan, ku këndonte këngëtari Muhamet Sejdiu i cili tashmë ka dal pozitiv me koronavirus.

Për këtë arsye ai u vetëizolua në shtëpi që të mos rrezikonte edhe të tjerët. Por mesa duket ai i ka thyer rregullat e vetëizolimit duke dalë nga shtëpia.

Ai është shoqëruar në stacionin e policisë së Gjakovës si pasojë e shkeljes së urdhërit të autoriteteve kosovare për vetëizolim.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj. Ai ka treguar se këngëtari është shoqëruar në polici, është intervistuar dhe pastaj është liruar me premtimin se do e respektojë masën e vetizolimit.

/Ora News.tv/