Kënga që u solli suksesin 4 vjet më parë luhet në plazhet greke

Kënga që u solli suksesin 4 vjet më parë luhet në

Katër vjet më parë kënga "Got Ur Back" do të shënonte një kulm në suksesin e karrierës jo vetëm të dy këngëtarëve  Ledri Vula dhe  Dafina Zeqiri, por edhe të DJ Sardit.

E ndërsa ky i fundit e ka vendosur këtë krijim të tij në pluhurin e harresës, kënga është dëgjuar të luhet në plazhet e Greqisë, gjë që nuk ndodh shpesh kur bëhet fjalë për muzikë shqip.

Në emisionin "BOOM", DJ Sardi shprehu vetë habinë mbi këtë fakt, teksa e cilësoi një sukses.

Rozi: Para pak ditësh pamë një video të hedhur nga Viola Spiro, postuar një mbrëmje në plazhet me in të Mikonos dëgjohej një këngë e jotja.

Sardi: Kënga "Got Ur Back". Nuk e kuptova as vetë. Mu duk e çuditshme sepse ajo është një këngë që as unë vetë nuk po e luaj më se ka katër vjet që është bërë.

Rozi: Faktikisht ne menduam se po luaje ti aty.

Sardi: Jo. Unë isha këtej në Shqipëri.

Rozi: Në Greqi nuk para luajnë muzikë shqiptare.

Sardi: Në atë vend ku është luajtur nuk para ka muzikë shqiptare. Një sukses mund ta quajmë.

EMISIONET