Edicioni i 20-të i festivalit Kënga Magjike po afron. Artistët kanë prezantuar çdo javë projektet e tyre muzikore për publikun.
Tashmë është zbuluar se kur do të jenë netët gjysmëfinale. Nata e madhe do të mbahet më 8 dhjetor ku do të shpallet fituesi i këtij viti jubilar të festivalit më të madh të muzikës në Shqipëri.
Në njoftimin e faqes zyrtare të Këngës Magjike në Instagram shkruhet:
"Në Pallatin e Koncerteve, në datat 5 dhe 6 dhjetor janë netët gjysmëfinale të Kënga Magjike, edicioni 20-të. Data 8 dhjetor do të jetë edhe finalja e madhe e Festivalit. Biletat i gjeni pranë Pallatit te Koncerteve".
/Ora News.tv/