Kendall Jenner kapet mat duke u puthur me vëllain e Bella dhe Gigi Hadid

Kendall Jenner u përfol se ishte në një lidhje me yllin e NBA Ben Simmons në javët e fundit.

Por mbrëmjen e së hënës, supermodelja më e paguar në botë është kapur mat duke u puthur më Anwar Hadid.

18-vjeçari është vëllai i dy shoqeve më të mira të Kendall, Bella dhe Gigi Hadid.

Daily Mail ka siguruar një foto të dy modelëve duke u puthur gjatë festës së CFDA në New York.

Në foto, Kendall shihet duke u puthur me Anwar, ndërsa ai qëndron i ulur në një divan.

Edhe pse fytyra e tyre nuk mund të shihet, stili i flokëve dhe veshja është e njëjtë.

Kendall Jenner gjithashtu postoi një foto të dorës së tij gjatë asaj mbrëmje.

Gjatë viteve të kaluara 18-vjeçari ka qenë i lidhur me aktoren Nicola Peltz, e cila nuk ishte në CFDAs.

Çifti u pa për herë të fundit në fillim të majit në një event të Pradës, por sipas TMZ ata u ndanë shumë shpejt pas kësaj.

Kendall dhe Anwar kanë qenë shokë përgjatë këtyre viteve dhe shpesh kanë ndjekur të njëjtat festa në New York dhe Los Angeles.

EMISIONET