“Kemi qenë të dënuar si familje” Joni Peçi kujton fëmijërinë e tmerrshme gjatë internimit

“Kemi qenë të dënuar si familje” Joni Peçi

I ftuari i parë në emisionin “Glamour Zone” në TV ORA, ka qenë stilisti i mirënjohur Joni Peçi i cili si rrallëherë lejoi gazetaren të depërtojë në jetën e tij private.

Ester Bylyku: Kthehemi në fëmijëri. Cili është kujtimi më i dhimbshëm për ty?

Joni Peçi: Kujtimi më i dhimbshëm për mua është që nuk kam patur mundësi të luaj si të gjithë fëmijët e tjerë. Sepse ne kemi qenë të internuar si familje, dhe shoku im më i mirë ka qenë vëllai im i madh. Ne mund të luanim vetëm me njëri-tjetrin, sepse duke qenë të dënuar nuk na lejonte sistemi që ne të përziheshim me fëmijët e familjeve të tjera që nuk ishin të dënuar.

EMISIONET