"Kemi qenë dhe jemi miq shumë të ngushtë", Erik Lloshi zbulon përse mungoi në dasmë Anxhela Peristeri

"Kemi qenë dhe jemi miq shumë të ngushtë", Erik

Pas dasmës së Erik Lloshit me Romina Sablic, mungesa e Anxhela Peristerit "pushtoi" faqet rozë. Megjithëse këngëtarja i bëri urim në Instagram, vijuan spekulimet se marrëdhënia mes tyre nuk është aq e mirë.

Vetë këngëtari ka sqaruar të vërtetën duke thënë se ajo, së bashku me disa artistë të tjerë e kishin të pamundur të merrnin pjesë në dasmë për shkak të angazhimeve profesionale.

“Unë dhe Anxhela Peristeri kemi qenë, jemi dhe do të mbetemi miq shumë të ngushtë. E dua shumë si shoqe dhe si kolege, por mbi të gjitha si mikeshë. Arsyeja pse Anxhela Peristeri, Aurel Thëllimi dhe disa shokë të tjerë të ngushtë, nuk kanë qenë prezent në dasmë ishte se kishin dhënë datat e tyre një vit më parë në punë dhe nuk i anulonin dot. Kjo është përgjigja për të gjitha portalet që kanë shkruar. Nuk ka asnjë sherr mes meje dhe Anxhela Peristerit, për këtë të jeni të sigurt”, tha ai në një intervistë për "Treshat".

EMISIONET