Kelvi Kadilli pro Alketës: Elvana Gjata do na përfaqësonte më mirë në Eurozivion

Kelvi Kadilli pro Alketës: Elvana Gjata do na përfaqësonte

I ftuar në emisionin “ThumbON” në RTV Ora, ka qenë Kelvi Kadilli. Në hyrje të emisionit ai tregoi mendimin e tij se kush e meritonte çmimin e parë në Festivalin e Këngës. Sipas tij ishte Elvana ajo që duhet të na përfaqësonte në Eurovizion edhe pse kënga e Arilenës ishte e mirë.

Gjithashtu, për Alketën ai u shpreh se gjatë monologut e humbi mendjen dhe nuk po e ndiqte më, por në fund të fundit ajo për atë paguhet.

“E kam shumë qejf Elvanën, Arilenën e dëgjova në finale shumë bukur. Mendoj se do kishim përfaqësi më të mirë më Elvanën sesa me Arilenën. Jo sepse mendoj se është koti, por më duket paksa si versioni i "Qaj" i Rona Nishliut. Shaj e ka kjo, Qaj ajo, ajo ulëret, ka nota të larta shumë bukur. Por le të themi se nuk është festivali i zërit. As Elena Paparizou nuk ka pas ndonjë zë me Number One. Është këngë ballkanase dhe Eurovizioni nuk ëhstë ndonjë kompeticion aq prestigjoz sa e bëjmë ne. Përsa i përket Alketës mendoj që pati momente që nuk e dëgjoja se çfarë thoshte, por është preantuesja më e vjetër dhe më e mirë që unë e vlerësoj shumë. Ok ajo këndoji shumë, por në fund të ditës mirë i këndoi. Shoë po bënte edhe nëse foli më shumë se seç duhet, për atë paguhet”, shprehet Kelvi.

EMISIONET