Katy Perry shpallet gruaja më e paguar në industrinë e muzikës

Katy Perry shpallet gruaja më e paguar në industrinë e

Forbes ka shpallur këngëtaren Katy Perry si gruan për të paguar të vitit 2018 në industrinë e muzikës.

Revista e biznesit vlerëson se Perry fitoi 83 milion dollarë nga qershori i vitit 2017 deri në qershor 2018.

Gjatë kësaj kohe, ajo ka performuar 80 ditë në turneun e saj botëror për promovimin e albumit të pestë, Witness, duke fituar më shumë se 1 milion dollarë në një natë. Gjithashtu këngëtarja u pagua më shumë se 20 milionë dollarë për punën e saj si gjyqtare në American Idol.

Ndërsa u ngjit nga vendi i nëntë që ndodhej vitin e kaluar.

Ishte Beyonce që kryesoi klasifikimin në 2017-ën, si gruaja më e paguar në industrinë e muzikës sipas Forbes, por këtë vit ra në vendin e 3-të me 60 milionë dollarë fitime.

Talyor Swift kaloi nga vendi i 3-të që ishte vitin e kaluar në vendin e dytë këtë vit me 80 milionë dollarë fitime.

Lista e këngëtareve më të paguara 

1. Katy Perry (83 million dollarë)

2. Taylor Swift (80 million dollarë)

3. Beyonce (60 million dollarë)

4. Pink (52 million dollarë)

5. Lady Gaga (50 million dollarë)

6. Jennifer Lopez (47 million dollarë)

7. Rihanna (37.5 million dollarë)

8. Helene Fischer (32 million dollarë)

9. Celine Dion (31 million dollarë)

10. Britney Spears (30 million dollarë)

EMISIONET