Katie Price i kthehet drogës e alkoolit pas ndarjes nga bashkëshorti tradhëtar

Katie Price i kthehet drogës e alkoolit pas ndarjes nga bashkëshorti

Katie Price iu është rikthyer konsumimit të alkoolit dhe drogës pasi martesa e saj me bashkëshortin Kieran Hayler mori fund.

Nëna e 5 fëmijëve raortohet se i ka thënë miqve të saj se tradhëtia e Kieran e çoi në buzë të gremiës dhe se ka rënë në depresion. 

40-vjeçarja për të përballuar dhimbjen që bashkëshorti i shkaktoi gjeti ngushëllim tek droga. 

Një burim tha për The Sun se: "Katie e ka pranuar se ka filluar përdorimin e kokainës për të qetësuar dhimbjen. Sjellja e saj është bërë shumë agresive. Ajo ka përdorur kokainë si edhe alkool dhe kjo duket si mënyra e saj e vetme për të fshirë gjërat që i kanë ndodhur. Katie i vjen turp për veprimin që ka bërë dhe ka filluar që të marrë trajtim."

Katie e cila ka dy fëmijë me Kieran, Jett, 4 vjeç dhe Bunny, 3 vjeç, raportohet se ka zbuluar një sërë mesazhe tradhëtie të bashkshortit të saj, ndërsa i hapi telesionin fshehurazi kur ai po flinte gjumë.

Fillimisht e fali atë por u bë dyshese. Dhe  në mars Katie zbuloi mesazhe të tjera, ndaj i dha fund gjithçkaje.

EMISIONET