"Katër vjet dhe dy vajza të bukura", Emina Cunmulaj kërkon të bëhet nënë sërish

"Katër vjet dhe dy vajza të bukura", Emina Cunmulaj

Modelja e famshme shqiptare, Emina Cunmulaj feston sot katër vite martesë me milionerin izraelit Sam Nazarian. Ata sot janë prindër të dy vajzave të bukura.

Askush nuk duhet të habitet nëse shumë shpejt zbulohet se do të jenë në pritje të fëmijës së tretë. Vetë Emina publikoi fotografitë nga dasma tradicionale izraelite duke shprehur dëshirën për tu bërë nënë sërish.

“Dashuria ime, urime përvjetorin. Katër vjet dhe dy vajza të bukura. Jeta është e bukur. Hej, hajde të bëjmë edhe një bebe”, shkruajti Emina.

Nuk dihet nëse po planifikojnë të bëjnë një tjetër fëmijë apo modelja është shtatzënë.

EMISIONET