Karvani me qindra emigrantë mbërrin në kufirin amerikan

Karvani me qindra emigrantë mbërrin në kufirin amerikan

Qindra emigrantë të Amerikës Qendrore që udhëtojnë përmes Meksikës për të kërkuar azil në SHBA kanë arritur në qytetin kufitar meksikan të Tijuanë.

Grupi prej 400 vetash, përfshirë dhe emigrantë të komunitetit LGBTQ, u shkëputën nga karvani më i madh prej 5000 njerëzish në  Mexico City.

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA James Mattis tha se do të shkonte në kufirin SHBA-Meksikë të mërkurën, vizita e tij e parë që nga vendosja e mijëra trupave atje.

Grupe më të mëdha pritet të mbërrijnë në kufi në ditët në vijim.

5.000 emigrantët, të cilët thonë se po ikin nga persekutimi, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre të Hondurasit, Guatemalës dhe El Salvadorit, kanë bërë më së shumti udhëtimin e tyre në këmbë.

Grupi i shkëputur, i cili arriti në Tijuana të martën, hypi në autobusë.

Ata u bashkuan me një grup më të vogël prej rreth 80 emigrantësh që arritën në qytetin kufitar të dielën.

Shumë nga grupet më të vogla janë anëtarë të komunitetit LGBTQ, raportojnë mediat, të cilët thonë se u shkëputën nga karvani kryesor pas disa javësh, sipas tyre, trajtimi diskriminues nga banorët lokalë dhe udhëtarët e tjerë.


EMISIONET