Karvani emigrantëve, SHBA dërgon 5.200 trupa në kufirin me Meksikën

Karvani emigrantëve, SHBA dërgon 5.200 trupa në kufirin me

Pentagoni po dërgon mbi 5.200 trupa në kufirin me Meksikën, ndërsa mijëra emigrantë të Amerikës Qendrore janë nisur në një karvan drejt SHBA-së.

Emigrantët janë ende rreth 1.600 km larg nga kufiri i SHBA.

Gjenerali Terrence O'Shaughnessy tha se operacioni do të fokusohej në Teksas, Arizona dhe Kaliforni.

O'Shaughnessy tha se trupat ushtarake do të shpërndahen deri në fund të javës me armë, helikopterë, aeroplanë, do vendosen barriera, si edhe milje tela me gjemba për të mbështetur agjentët e patrullimit kufitar.

Presidenti Donald Trump më herët tha se emigrantët 'pushtues' do të gjejnë ushtrinë amerikane në pritje të tyre.

Ai gjithashtu tha për Fox News se do të ngriheshin tenda për të strehuar emigrantët që kërkojnë azil në SHBA.

"Nëse ata aplikojnë për azil, ne do t'i mbajmë derisa të zhvillohet gjyqi i tyre. Do t'i mbajmë, do të ndërtojmë 'qytete me tenda', do të ngrejmë tenda në të gjithë vendin,"-u shpreh Trump në një intervistë të hënën.

Janë tashmë 2.100 anëtarë të Gardës Kombëtare në kufi, të dërguar pas një kërkese të mëparshme nga Presidentit amerikan në prill.

Të dy palët politike janë akuzuar për përdorimin e emigrantëve për përfitime zgjedhore vetëm 1 javë para se amerikanët të shkojnë në votime.

Në zgjedhjet afatmesme më 6 nëntor, Partia Republikane e Presidentit Trump do të kërkojë të mbajë të dyja dhomat e Kongresit larg nga duart e demokratëve.

EMISIONET