Karnavalet çelin sezonin turistik në Korçë

Karnavalet çelin sezonin turistik në Korçë

Si asnjë vit më parë Korça sot (4 korrik) ka nisur sezonin turistik 2020 duke organizuar festën e karnicaleve.

Ndryshe nga vitet e kaluara kur ajo bëhej me paradë, këtë vit 10 grupe janë vendosur në zona të ndryshme në qytetin e Korçës duke dhënë shfaqje për qytetarët.

Grupet kanë përshkruar thuajse të gjithë qytetin, ndërsa shfaqjet dhe ngjyrat bën që të paktën për disa momente të harrohet situata e pandemisë.

Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo u shpreh se mënyra e organizimit të kësaj feste këtë vit ishte një risi.

Filo: Risia tjetër është që nuk do të jetë një festival masiv karnavali por do të kemi 10 grupe që do performojnë në akse të ndryshme të qytetit.
Në kuadër të 4 korrikut, pavarësisë së SHBA-së nuk munguan as veshjet me karakter amerikan.

Grupet vijuan performancën edhe gjatë mbrëmjes dhe ky model organizimi do të ndiqet edhe për Festën e Birrës dhe të Lakrorit.


EMISIONET