Një ngjarje e rëndë tronditi Belgjikën këtë pasdite pas një aksidenti në tunel. Një person humbi jetën dhe 50 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e përplasjeve të disa automjeteve.

Ngjarja ndodhi në veri perëndim të qytetit të Antërp, ku u përfshinë 2 autobusë, 3 kamionë dhe një makinë.

Njëri prej kamionëve u përplas me një sërë makinash duke krijuar një zinxhirë përplasjesh.

Autoritetet kanë konfirmuar 1 viktimë dhe 5 persona me dëmtime serioze dhe në rrezik për jetën.

Përplasja e kamionit më një makinë rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit të vogël i cili ndërroi jetë në vend.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.

/Ora News.tv/