Kapoja e kartelit të drogës vritet në spital bashkë me gruan

Kapoja e kartelit të drogës vritet në spital bashkë me gruan

Katër persona të armatosur shpërthyen një spital në vendpushimin meksikan të Cancunit dhe qëlluan për vdekje një nga kapot e drogës dhe gruan e tij, sipas deklaratave zyrtare të Quintana Roo, në bregdetin e Karaibeve.

Trafikanti i dyshuar i drogës ishte Alfonso Contreras Espinoza, i njohur edhe si "El Poncho", sipas një zyrtari shtetëror.

Contreras Espinoza u arrestua në muajin korrik nën akuzën e posedimit të armëve, por ishte liruar nga burg për trajtim në një spital për shkak të problemeve me këmbët.

Ai besohej të kryesonte operacionet e kartelit të drogës "Cancún".

Karteli i super të hunshëm Jalisco New Generation ka lëvizur në qytetin turistik gjatë vitit të kaluar, duke shtyrë bandat e tjera.

Zyra e prokurorit të shtetit tha se katër sulmuesit kishin mbërritur dhe sulmuar një nga rojet e spitalit dhe shkuan në zonën ku ishte duke u trajtuar Contreras Espinoza, duke vrarë atë dhe gruan e tij para se të iknin.

Policia e Shtetit tha në një deklaratë se sulmi "ishte një zgjidhje e mundshme e llogarive midis bandave të drogës".

Spitali privat ndodhet jo shumë larg zonës turistike të Cancunit.

Incidenti ishte ngjarja e tretë shqetësuese në shtet në më pak se dy javë.

Të enjten e shkuar, pajisje shpërthyese të paeksploduara u gjetën në një traget turistik që shkonte mes vendpushimeve të Karaibeve të Playa del Carmen dhe ishullit të Cozumelit.

Një shpërthim më 21 shkurt tronditi një tjetër traget që po linte të njëjtën rrugë, duke plagosur 19 meksikanë dhe të paktën pesë shtetas amerikanë.

Cancún, e cila është një destinacion popullor udhëtimi, është kursyer kryesisht nga dhuna që shkaktohet në pjesën tjetër të Meksikës. Por në janar 2017, personat e armatosur sulmuan zyrën e prokurorëve të shtetit në Cancún, duke vrarë katër vetë.

EMISIONET