Kapja e 1 ton drogë, Gjunkshi thirrje Ramës: Nëse ke sadopak gjak shqiptari, jep dorëheqje

Kapja e 1 ton drogë, Gjunkshi thirrje Ramës: Nëse ke sadopak gjak

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi ka reaguar pasi rreth një ton marijuanë që vinte nga Shqipëria u kap nga policia në Janinë të premten.

Ai u shpreh se policia e shtetit po mashtron qytetarët për aksionet e drogës.

"Policia e Shtetit “lufton” trafikimin e lendeve narkotike duke lejuar qe tonelatat me kanabis te kalojnë jo vetëm kufirin Shqiptar drejt Greqisë, por dhe nëpërmjet autostradës detare te kanabisit drejt Italisë,"-shkroi ai në një postim në Facebook.

Ndërsa i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama se nëse i ka mbetur sadopak gjak shqiptari të japë dorëheqjen.

"I them Kryeministrit te Shqipërisë: Bëji një nder popullit tënd. Nëse te ka ngelur sadopak gjak shqiptari, jep dorëheqje mos ja vrit këtij populli ëndrrën Europiane, bëje për të ardhmen e vendit, për fëmijët tanë. Nesër është shumë vonë, nuk ja ka parë kush hajrin krimit dhe drogës,"-shtoi ish-deputeti.

EMISIONET