Kapet në Lezhë i kërkuari nga Italia për shfrytëzim prostitucioni

Kapet në Lezhë i kërkuari nga Italia për shfrytëzim

Policia e Lezhës ka arrestuar një 42-vjeçar për llogari të drejtësisë italiane. Shtetasi L.K, banues në Lezhë ishte në kërkim ndërkombëtar si i dyshuar për përfshirje në  organizatë kriminale për  shfrytëzim prostitucioni.

"Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Trevizo/ Itali, në qershor 2015 ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Organizatë kriminale"dhe "Shfrytëzim prostitucioni" .

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.


EMISIONET