Kokaina nga Ekuadori në Shqipëri, policia greke zbulon detajet e operacionit

Kokaina nga Ekuadori në Shqipëri, policia greke zbulon detajet e

Zyrtarët e Policisë greke kanë mbajtur një konferencë shtypi në lidhje me ngarkesën prej rreth 700 kg kokainë e cila u zbulua në portin e Pireut, në muajin gusht, para se 137 kg lëndë narkotike të mbërrinin në Durrës.

Kokaina e nisur nga Ekuadori u sekuestrua në Portin e Pireut, ndërsa pakot që ishin të destinuar për në Shqipëri u mbushën me oriz, duke bërë dorëzimin e kontrolluar deri në portin e Durrës ku ranë në pranga dy nga pritësit.

Nga analizat rezultoi se pastërtia e kokainës ishte 85%.

Në Greqi janë 4 të arrestuar, nga të cilët vetëm një me masën arrest me burg dhe dy të arrestuar në Shqipëri.

Ata thanë se në 19 gusht në Portin e Pireut u sekuestruan 17 pako me rreth 20 kg kokainë me destinacion Shqipërinë.

Drejtuesit e antidrogës greke kanë thënë se informacionin e morën nga një doganë e huaj, ndërsa në 21 gusht zbuluan 22 pako me 25 kg kokainë me destinacion Shqipërinë.

Gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit, krerët e policisë greke thanë se në pako u gjet një pajisje GPS që kontrollohej nga Ekuadori me qëllim njoftimin e trafikantëve në Shqipëri.

Pikërisht kjo ngarkesë është lejuar të vazhdojë rrugën drejt Shqipërisë me dorëzim të kontrolluar për të shkuar në Portin e Durrësit, ku tre persona dolën për të marrë drogën, ndërsa dy prej tyre u vunë në pranga.

Shefat e policisë greke bënë me dijë se në 28 gusht hapën një tjetër kontenier me destinacion Shqipërinë, ku zbuluan 22 pako me 25 kg kokainë.

Policia shqiptare arrestoi në Durrës, Ardian Begën, punonjës i portit dhe Altin Mislihakën, ndërsa shpallën në kërkim Gentian Malindin, si pritësin e kokainës.

EMISIONET