Kapen mbi 5000 breshka kontrabandë në aeroport

Kapen mbi 5000 breshka kontrabandë në aeroport

Autoritetet malajziane kanë kapur më shumë se 5.000 breshka të vogla të zbuluara në bagazhet në aeroportin e Kuala Lumpur.

Dy indianë janë arrestuar pasi gjetjes së 5.255 breshkave brenda në valixhet e tyre.

Zyrtarët thonë se breshkat kanë vlerë rreth 12.700 dollarë dhe kishin për qëllim të shiteshin si kafshë shtëpiake në Indi.

Malajzia është një pikë e rëndësishme tranziti për kontrabandistët e kafshëve të egra, të cilët zakonisht i tregtojnë në vendet e tjera aziatike.

Dy burrat po udhëtonin nga qyteti kinez i Guangzhou në Kuala Lumpur.

Indianët ishin të moshës 30 dhe 42 vjeç  si edhe nuk kishin leje për tregtimin e breshkave.

Ata përballen me 5 vite burg dhe gjobë.

Breshkat do vendosen nën kujdesin e zyrtarëve të kafshëve të egra.

EMISIONET