Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u zbulua se kishin ngritur një fermë kanabisi në Swansea Valley.

Kur policia bastisi banesën që ua kishin marrë me qira italianëve, gjeti rreth 300 rrënjë kanabis që kultivoheshin në disa dhoma.

Shqiptari 27-vjeçar, Bekim Selmani u kap në katin e dytë duke prerë bimët e kanabisit. Në xhep i gjetën 250 paund para cash.

Në një dhomë tjetër kapën 26-vjeçarin, Paluca Pashko. Të dy djemtë janë arrestuar dhe policia sekuestroi në total 321 bimë kanabisi, raporton Wales Online.

Kur pa çfarë kishin ndërtuar shqiptarët, njëri prej policëve u habit dhe dëgjohet në video duke thënë "Wow".

Shqiptarët u dërguan në rajonin e policisë ku u morën në pyetje. Pashko mohoi të përgjigjej, ndërsa Selmani deklaroi se nga shitja e kanabisit do të fitonin 5-6 mijë euro.

Avokati, Stuart John, që përfaqësonte Selmanin tha se klienti i tij erdhi në Britani para 5 vitesh, me qëllim që të punonte për të paguar trajtimin e kancerit të nënës së tij.

Andrew Evant që përfaqëson Pashko tha se klienti i tij emigroi drejt Britanisë se i premtuan punë në fushën e ndërtimit, por gjeti veten në fermën e kanabisit.

/Ora News.tv/