Kap 'mat' ish-gruan me priftin, plas sherri

Protagonistët e ngjarjes janë një burrë, ish gruaja e tij dhe një prift. Gjithçka ndodhi në Cremona të Italisë.

Burri, pavarësisht se ishte në proçes divorci me të shoqen, e ka ndjekur atë ngado për të kuptuar se kush ishte i dashuri i ri.

Kur e gjeti duke u puthur me priftin, vendosi t'i sulmojë të dy, shkruan tggcom.it.

Ish bashkëshorti xheloz nuk e pranonte dot ndarjen nga gruaja, nënë e dy fëmijëve të tij. Ai përpiqej të kuptonte nëse ish bashkëshortja kishte nisur një marrëdhënie të re dhe me kë.

E përndiqte kudo dhe 'e mbyste' me telefonata. E bezdisur dhe frikësuar nga kjo gjë, gruaja kishte raportuar për sjelljen e ish bashkëshortit tek forcat e rendit. Nuk kishte ngritur padi, por sinjalizimi i saj shërbeu për ta këshilluar burrin xheloz të hiqte dorë nga kjo sjellje.

Por, i verbuar nga xhelozia, ai nuk hoqi dorë. Ndaj e ndoqi me makinë derisa një ditë pa makinën e saj në parkingun e një qendre komerçale dhe pikërisht këtu ndodhi edhe e papritura.

Gruaja, 40 vjeç, ishte duke u puthur në makinë me një prift të qytetit të tyre, një bashkëmoshatar me origjinë afrikane.

Ish bashkëshorti njohu makinën dhe u afrua, hapi derën dhe ç'të shohë?: Nënën e fëmijëve të tij teksa shkëmbente puthje dhe prekje pasionale me priftin.

Aty nisi një debat shumë i ashpër me tone të ndezura. Nga akuzat dhe ofendimet, u kalua tek përplashja fizike.

Prifti, pas shumë fyerjesh, gjuajti me grusht kundërshtarin, i cili nuk reagoi por telefonoi policinë. Ndërhyrja e karabinierëve të Kremonës, qetësoi gjakrat.

Menjëherë pas kësaj, ish bashkëshorti u dërgua në spital ku u mjekua dhe mori një raport pushimi prej një jave.

Deri tani nuk ka ngritur padi, por kontaktoi menjëherë dioqezën ku bënte pjesë prifti për të kërkuar marrjen e masave në drejtim të tij.

Në dakordësim me besimtarin, peshkopi vendosi përjashtimin e priftit nga kisha. Nuk përjashtohet mundësia e riatdhesimitpër priftin.

Besimtarëve të kishës iu tha se ai prift nuk ishte në shërbim, por gjendej gjetkë 'për një periudhë pushimi dhe reflektimi'.

EMISIONET