Kaos te Dinamo, Allmuça paraqet dorëheqjen

Kaos te Dinamo, Allmuça paraqet dorëheqjen

Dinamo duhet të nis punën për gjetjen e një trajneri të ri. Kjo pasi tekniku aktual i bluve të kryeqytetit, Igli Allmuça ka paraqitur dorëheqjen pranë drejtuesve të klubit.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social "Facebook", me Allmuçën që shton se një rezultat tjetër përpos fitores ndaj Erzenit do ta shtynte për të dhënë dorëheqjen.

"Igli Allmuça paraqet dorëheqjen!

Sipas burimeve brenda klubit, ditën e sotme trajneri Igli Allmuça ka paraqitur pranë drejtuesve, kërkesën për largim nga stoli blu, të cilët nuk e kanë pranuar dorëheqjen e tij.

Para stërvitjes së sotme, Allmuça ka zhvilluar një mbledhje me skuadrën duke analizuar situaten aktuale, pastaj i ka komunikuar edhe vendimin për dorëheqje, duke i thënë lojtarëve që mosmarrja e 3 pikëve me Erzenin, do të çojë në dorëheqjen e parevokueshme nga ana e tij.

Ajo ndeshje pritet të jetë vendimtare për kreun e stolit të 18 herë kampionëve të vendit!Kujtojmë se Igli Allmuça e mban këtë post që nga viti 2015, ku në moshën 34-vjeçare e mbylli futbollin e luajtur po me fanellen e Dinamos," thuhet në njoftimin e klubit.

Klubi kryeqytetas nuk po kalon një moment të mirë në këtë sezon të Kategorisë së Parë, ku ka grumbulluar vetëm 1 pikë pas katër javëve të para.

EMISIONET