Kanye West e do vetëm për vete Kim-in, bezdiset nga fotot seksi në rrjete sociale

Kanye West e do vetëm për vete Kim-in, bezdiset nga fotot seksi

Kim Kardashian West është e njohur për fotografitë e nxehta në rrjete sociale, diçka që nuk i pëlqen aspak bashkëshortit të saj.

Në emisionin “EllenShow” që do dalë në transmetim sonte, ajo u pyet rreth një imazhi në Instagram ku shfaqet me të brendshme duke gatuar.

“Nuk gatuaj më të brendshme! Isha vërtetë duke gatuar, por në foto jam shfaqur me të brendshme sa për ‘Instagram’. Me siguri kështu kam qenë veshur poshtë rrobave normale”, tha Kim.

Nuk mungoi pyetja rreth mendimit të Kanye për këto imazhe seksi.

“Bezdiset shumë. Në fakt është gjysmë për gjysmë. Ai do që unë të bëjë gjithçka dua dhe të jem vetja, por këto pozat herë pas here i shkaktojnë siklet dhe nuk heziton të ma tregojë”, përfundoi Kim.

 





View this post on Instagram

 








bake sesh

A post shared by  Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

EMISIONET