Kanye West: Çdo ditë mendoja të vrisja veten

Kanye West: Çdo ditë mendoja të vrisja veten

Kanye West ka pranuar se ka menduar që të vriste veten në të kaluarën. Reperi amerikan gjithashtu ka folur për komentet e tij rreth skllavërisë.

Kanye tha se kishte frikë se mos bashkëshortja e tij Kim Kardashian do ta linte kur tha se skllavëria ishte një zgjedhje.

Kënga hapëse e albumit të Kanye është 'I Thought About Killing You'.

I pyetur nëse teksti është pasqyrë e mendimeve të tij, ai tha për The Neë York Times: "Oh po, unë kam menduar për të bërë vetëvrasje gjatë gjithë kohës. Është gjithmonë një opsion."

Por ai shtoi se: "Por unë kam menduar të gjitha rrugët dhe nuk e bëra. Nëse nuk do të kisha menduar të gjitha rrugët, atëherë kjo me shumë mundësi do kishte ndodhur."

Komentet e West në lidhje me skllavërinë u bënë gjatë një intervistë për TMZ.

"Kur dëgjon për skllavërinë për 400 vjet ... Për 400 vjet? Kjo tingëllon si një zgjedhje,"-tha ai.

EMISIONET