Armiqësia mes Kanye West dhe Drake është rindezur.

Kanye mësoi kohët e fundit se reperi ndiqte bashkëshorten e tij Kim Kardashian në Instagram.

Kjo ka irrituar dhe mërzitur West, i cili shprehu zemëratën në një postim në Twitter.

“Nuk e kam ditur deri tani se Drake ndjek që prej shtatorit gruan time në Instagram,”-shkruajti reperi. “Më duhet ta tregoj këtë sepse është gjëja me e ndyrë që ka ndodhur.”

Më pas ai e fshiu postim në Twitter, duke shkruar: “Imagjino të keni probleme me dikë dhe ai ndjek gruan tuaj në Instagram.”

Drake nuk e ndjek më Kim në rrjetin social.

Dy reperat janë përplasur shumë kohët e fundit dhe pak kohë më parë Kanye akuzoi Drake se kishte kërcënuar familjen e tij.

/Ora News.tv/