Kandidatja për kryeministre: Ideja për ndryshim kufijsh është ruso-serbe, LDK kundër

Kandidatja për kryeministre: Ideja për ndryshim kufijsh

Kandidatja për kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se idea për ndryshim kufijsh nuk do të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.

Madje, ajo ka thënë se tashmë e ka bindur edhe nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Hazirin që nuk mund të ketë ndryshim të kufijve.

“Duhet të më besoni sepse deri më tani jam kundër idesë së ndryshimit të kufijve. Poashtu, deri më tani kam arritur që ta bind shefin e shtabit zgjedhor, z. Haziri i cili tashmë në plotëni respekton vendimin unanim pa asnjë votë kundër të Këshillit të LDK-së cili e ka hartuar platformën për dialogun Kosovë- Serbi që numër një është mos ndryshimi i kufijve”, ka deklaruar Vjosa Osmani në Debat Pernime.

Sipas kandidates për kryeministre nga LDK, ideja e Lutfi Hazirit ka qenë ndryshe për ndryshim kufijsh prej asaj të presidentit Hashim Thaçi.

“Z. Haziri edhe ashtu ka pasur një ide plotësisht ndryshe ndaj asaj që ju e quani e z. Thaçi që në fakt nuk është ide e z. Thaçi, është ide ruso-serbe të cilën LDK e ka kundërshtuar historishikisht”, ka thënë ajo.



EMISIONET