Protestat e opozitës do të zhvendosen në rezistencë në të 61 bashkitë e vendit. Vendimi është marrë në mbledhjen e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike, ku është miratuar propozimi për Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal.

Gjatë diskutimeve kryetari i selise blu ka kundërshtuar idetë se kanë nisur bisedimet e fshehta me kryeministrin Edi Rama.

Burimet kanë theksuar se Basha u ka thënë deputetëve se nuk ka as ndërmjetës dhe as kanale të fshehta mes meje dhe Edi Ramës dhe se largimi i kryeministrit është kusht i panegociueshëm i opozitës.

Ndaj ai u ka kërkuar anëtarëve të këshillit të nisin takimet me shqiptarët për ti sqaruar situatën.

Në detyrat e vendosura Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të jetë hartimi i një  platforme të ndryshimeve politike, kushtetuese dhe zgjedhore.

Po ashtu këshilli vendosi që të angazhohen Degët e Partisë Demokratike dhe të Opozitës për formimin e Aleancës Brenda datës 15 Qershor.

Në dokumentin e miratuar thuhet se Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Për këtë qëllim demokratët kërkojnë nisjen e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës.

/Ora News.tv/