Kanabisi, Braho: Kur ishte Saliu, në Hollandë dhe Belgjikë kishte dyqane me hashash Lazarati

Kanabisi, Braho: Kur ishte Saliu, në Hollandë dhe Belgjikë kishte

Deputeti, Spartak Braho,  thotë se Shqipëria ka qenë e kanabizuar edhe para qerisjes së të majtës. Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Braho tha se në Hollandë dhe Belgjikë kishte dyqane me emrin Lazarati.

Megjithatë ai nuk i heq përgjëgjësin kryeministrit Rama dhe ish-Ministrit të Brendshëm Tahiri,  për kanabizimin gjatë  2016-2017.

Qafoku: Pse u mbush Shqipëria me kanabis në qeverisjen e PS?

Braho: Skëndërbeu kur erdhi këtu tha: Lirinë nuk e sollla unë, e gjeta mes jush. Fajin e ka Saliu, Shqipëria ka qenë e kanabizuar. Në Hollandë dhe Belgjikë kishte dyqane me emrin Lazarat, hashash Lazarati si rakia e Skraparit. Me gjithë përpjekjet e policisë pati veprime konkrete, energjike, për të mos lejuar mbjelljen e hashashit, doli nga Lazarati dhe nxënësit e Lazaratit u shpërndanë në gjithë Shqipërinë. Ka përgjegjësi babai i shtëpisë, kryeministri dhe ministri i brendshëm përkatës por situata u kapërcye shumë shpejt. Bëhet fjalë për 2016-2017.

Qafoku: Ku do shkojë hashashi? Sipas raportit të SHISH, 21 ton farë kanabisi janë futur në Shqipëri në 2016.

Braho: Rëndësi ka që ky vit nuk na gjen më me kanabis. Qeveria ka ndërmarrë  veprime serioze për të eleminuar kultivimin e kanabisit dhe ata që do të provohet se kanë lejuar këtë kultivim qe nga Ministri dhe deri poshtë, do të përgjigjen para ligjit.

Qafoku: E majta në këto 5 vjet, si ka qeverisur?

Braho: Është pyetje e vështirë, ju prisni që mirë dhe keq, por nuk mundem ta formuloj në këtë mënyrë. E majta erdhi në pushtet kur vendi po binte në humnerë, ekonomi të shkatërruar.Kur bëra vizitë tekTatim-Taksat kam konstatuar 400 milion euro të vjedhura në 2013 me skemën e rimbursimit.U tmerrua Sali Berisha.Do ti mbetet në dorë dhe mandati i tretë Ramës se nuk ka kush ta marrë.

Qafoku: PS po qeveris më mirë vetëm apo me LSI?

Braho: Në pikëpamje të përgjegjësisë është më kollaj kur qeveris vetëm. Kam parasysh Manjanin.Ushtria del në bazë të ligjit, kur shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ushtria nuk ka dalë në situata përplasjesh të mëdha, kur del ushtria ka marrë fund çdo gjë. Ishte detyrë e policisë.Si të dilte ushtria, 1500 ushtarë kemi. Ndërkohë kemi 11 mijë policisë. Ishte pexhorative.

EMISIONET