Kamioni përplas makinën me dy shqiptarë në Greqi, vdes njëri

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident të rëndë në Greqi.

Siç bën me dije policia helene, aksidenti automobilistik, që i mori jetën një 49-vjeçari, emri i të cilit nuk bëhet i ditur ndodhi sot (22 nëntor) rreth orës 04:45 të mëngjesit në autostradën e vjetër Thebës-Livadia.

Dy shqiptarët po udhëtonin me një Mercedes-Benz kur u përplasen me një kamion. Përplasja ishte fatale për shoferin që vdiq menjëherë pas plagëve të marra.

Policia arrestoi shoferin 60-vjeçar të kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje.

EMISIONET