"Kamioni me 1.3 tone kokaine u prit me "nderime" ne Shkoder dhe u percoll me "respekte" ne Pogradec...."

"Kamioni me 1.3 tone kokaine u prit me "nderime" ne Shkoder dhe u

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha komenton sekuestrimin e kamionit me gati 1.3 ton kokaine afër Shkupit. Nga informacionet e para jozyrtare kamioni me banane ku u gjet droga ka hyrë dje në Shkodër nga Mali i Zi dhe ka dalë po dje nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoninë Veriore.

Postimi i Artan Hoxhes

Kamioni me 1.3 tone kokaine u prit me "nderime" ne Shkoder dhe u percoll me "respekte" ne Pogradec....

Nje lajm i bujshem u publikua ne media gjate oreve te pasdites per kapjen rekord te 1.3 toneve kokaine ne nje magazine frutash ne fshatin Krushopek te Maqedonise se Veriut.
Pavarsisht tentatives per ti veshur merita policise sone, per pjesemarrjen e saj ne nje operacion nderkombetar kunder narkotrafikut,(te organizuar kryesisht nga agjensite antidroge te SHBA dhe Italise), 
e vetmja gje qe te mbetet ne mendje eshte fakti se:
Kamioni me 1.3 tone kokaine, u prit me "nderime" ne doganen e Hanit te Hotit ne Shkoder, dhe u percoll me "respekte" ne doganen e Qafe Thanes ne Pogradec, per tu arrestuar pastaj dy shofere dhe nje magazinier ne nje fshat te Maqedonise se Veriut!!!!!!!!!\
A nuk ngjan pak si historia e kontenierit me 613 kg kokaine te kapur ne Maminas, ku u arrestuan vetem dy shofera dhe nje hamall magazine bananesh????!!!!!

EMISIONET