Kamëz, përplaset për vdekje këmbësorja, largohet shoferi

Kamëz, përplaset për vdekje këmbësorja, largohet

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në 'bulevardin Blu' në Kamzës.

Një këmbësore është përplasur për vdekje nga një makinë. Ngjarja ndodhi rreth orën 01:00.

Shtetasi me iniciale A. M., duke drejtuar mjetin tip 'Wolkswagen' përplasi 53-vjeçaren me iniciale L. L.

Viktima u dërgua në spital por nuk arriti ti mbijetojë plagëve të marra.

"A.M, 32 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi me datë 22.06.2019, rreth orës 01:00,  pasi në bulevardin “Blu” në Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen L.L, 53 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital,"-raporton policia.

Drejtuesi i mjetit është larguar pas aksidentit por është identifikuar nga kamerat e sigurisë.

Shoferi është dorëzuar më pas vetë në ambientet e komisariatit të Policisë Rrugore.

Ai akuzohet për veprat  penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe  "Largimi nga vendi i aksidentit" .

/Foto Arkive

EMISIONET