Kamerat kapin piromanin e Durrësit, vetëm sot i vuri zjarrin dy makinave dhe një lokali

Kamerat kapin piromanin e Durrësit, vetëm sot i vuri zjarrin dy

“Zjarrvënësi” i Durrësit është një djalë 26 vjeçar banor i lagjes nr 18 të këtij qyteti.

Policia informon se djali I identifikuar me inicialet K.K akuzohet si autor i djegies së dy makinave në lagjen nr 11 në Durrës dhe të një tende lokali.

“Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të sotëm ka djegur dy automjete në lagjen nr. 11, në Durrës dhe një tendë lokali në lagjen nr. 6, në Durrës, konkretisht mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. L., mjetin  tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K. Sh., si dhe tendën e lokalit, në pronësi të shtetasit S. M.

Nga veprimet e kryera prej disa javësh me metoda proaktive, dyshohet se ky shtetas është autor edhe i disa zjarrvënieve të ndodhura përgjatë vitit 2019, konkretisht:

1. Më datë 07.01.2019, në orët e para të mëngjesit, dyshohet të ketë djegur motoçikletën në pronësi të shtetasit H. L.

2. Më datë 10.01.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 8, në Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën në parkim dhe ka pësuar dëmtime të pjesshme mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit L. Z.

3. Më datë 12.03.2019, në orët e mbrëmjes, në lagjen nr. 4, në Durrës, dyshohet t’i ketë vënë flakën dhe është djegur pjesërisht pjesa e brendshme e mjetit tip “Ford Kuga”, në pronës të shtetasit SH. B.

4. Në datë 03.04.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 4, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A. D.

5. Po në orët e para të mëngjesit të datës 03.04.2019, dyshohet se i ka vanë zjarrin mjetit tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit H. Q.

6. Më datë 22.05.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 15, në Durrës, dyshohet se i ka vënë zjarrin dhe është djegur plotësisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit T. Q.

7. Më datë 09.08.2019, gjatë natës, në lagjen nr. 15, dyshohet se i ka vënë zjarrin mjetin tip “ Opel”, në pronësi të shtetasit M. S.

8. Më datë 08.10.2019, në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr. 18, Durrës, dyshohet se i ka vënë flakën mjetit tip “Renault Megana”, në pronësi të shtetases R. Gj.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve.  

Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".

EMISIONET