Florian Kamberi është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Rejnxhërs në Skoci. 

Transferimi i sulmuesit më të ri të përfaqësueses shqiptare, është finalizuar vetëm në orët e fundit të merkatos së janarit.

Ish lojtari që spikati te skuadra e Hiberninit kaloi vizitën mjekësore dhe  nënshkroi kontratën me Reinxhers. 

Kamberi është transferuar me formulëen e huazimit me te drejte blerje ne fund te sezonit. 

Si pjesë e marrëveshjes te skuadra e Hiberninit është ofruar një sulmues për të zënë vendin e lojtari shqiptar.

Pasi u plotësuan të gjitha lëvizjet, klubi i Renxhers bëri të ditur se kishte akordin me futbollistin shqiptar, duke postuar edhe foton e prezantimit të tij nga vetë Stiven Xherard.

/Ora News.tv/