Në Itali një emigrant ka mbetur viktimë e dy të tjerë janë plagosur pas një konflikti me armë nga persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së shkuar në rajonin e Rexho Kalabrias në qytezën San Calogero në provincën e Vibo Valentias.

Viktima është 29 vjec nga Mali dhe së bashku me 2 të plagosurit janë emigrantë që strehoheshin në kampin e emigrantëve San Fernardo i pozicionuar në këtë territor.

Sipas hetimeve të para ngjarja ka ndodhur në afërsi të një fabrike të vjetër e 3 emigrantët po tentonin të kryenin një grabitje në këtë strukturë kur janë qëlluar me armë nga persona të panjohur.

29 vjeçari nga Mali ka ndërruar jetë në spital

Policia e rajonit të Kalabrisë ka nisur një proces hetimor për zbardhjen e ngjarjes.

/Ora News.tv/