Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.

Policia thotë se "gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V,u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë".

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.

/Ora News.tv/