Kakavijë, 38-vjeçari kapet me 41 mijë euro duke kaluar për në Greqi

Kakavijë, 38-vjeçari kapet me 41 mijë euro duke kaluar për

Një 38-vjeçar nga Kuçova është ndaluar nga policia kufitare në Kakavijë, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij iu gjet një shumë e padeklaruar prej 41 mijë euro.

Sipas policisë  personi do të kalonte në territorin grek, por mjeti i tiju përzgjodh për kontroll.

"Shtetasit me iniciale E.B., gjatë kontrollit në pjesën e brendshme të automjetit u gjend e fshehur një sasi e konsiderueshme valute euro, të cilën ky shtetas po e kalonte drejt Greqisë, pa e deklaruar tek shërbimet doganore. Nga numërimi i sasisë rezultoi se ishin në total 41000 euro", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Kufitare e Kakavijës ka njoftuar specialistët për hetimin e krimit ekonomik e financiar në DVP Gjirokastër, të cilët në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë filluar procedimin penal ndaj 38-vjeçarit.

Materialet do t’i përcillen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

EMISIONET